SH.S.NOÉ DHE EVOLIMI I NJE METAFORE

Shėnime rreth jetės dhe aktivitetit tė Shpend Sollaku Noé
                         nga Attilio Bertolucci.



Sh.S.Noé ėshtė i njohur si poet, shkrimtar, politikan, profesor, kritik letrar, gazetar investigator nė fushėn e korrupsionit tė nomenklaturave shtetėrore e tė simbiozės sė shteteve me kriminalitetin e organizuar.
Noé ėshtė njė organizatorėt e udhėheqėsit e parė tė opozitės qė, duke rrezikuar jetėn, bėnė tė mundur rrėzimin e komunizmit nė Lindje; ėshtė nga botuesit pionierė tė shtypit neodemokratik europiano-lindor; ėshtė i pari qė denoncoi penetrimin e Mafia-s nė Lindje dhe infiltrimin e kriminalitetit tė organizuar nė nomenklaturat shtetėrore; ėshtė i pari qė denoncoi luftėn nė Ballkan (sidomos nė Bosnjė e Kosovė) dhe parashikoi gjatėsinė e zhvillimit tė saj; ėshtė i pari qė, kur Perėndimi duartrokiste fitoren e demokracisė nė Lindje, ka paralajmėruar kthimin e shpejtė nė fuqi tė kriptokomunistėve.
Noé u lind nė Shqipėri, mė 3 prill 1957, nė njė familje nėpunėsish. Kalon njė fėmijėri tė vėshtirė ngaqė, kur ishte tre vjeē, babanė e tij, njė monarkist, e dėnojnė me burgim si "sabotator" tė regjimit tė Hoxhės. Familja e tij, nėna dhe gjashtė fėmijė, nė tė cilėn Noé ėshtė vėllai mė i vogėl, pėrjeton, pėrveē vėshtirėsive ekonomike,dhunėn psikologjike dhe terrorrin e luftės sė klasave. Noé-ja i vogėl jeton me dhimbje sekuestrimin e shtėpisė, pėrjashtimin nga shkolla tė tė vėllait, imitimin nėpėr cepa rrugėsh tė prangave, me duar tė kryqėzuara, nga bijtė e ēensorėve. E ėma, mėsuese, transferohet larg shtėpisė dhe ėshtė vėllai i madh qė, dhe pse adoloshent, luan rolin e babait tė shtėpisė, qė "i detyron" vėllezėrit tė lexojnė libra e tė dėgjojnė muzikė klasike gjatė gjithė ditės, duke i shpėtuar mrekullisht mė tė vegjėlit prej pasojave mė tė shėmtuara tė emargjinacionit.
Akoma fėmijė, Noé lexon libra "pėr tė mėdhenj" dhe, qė herėt, fillon tė shkruajė intensivisht, madje edhe tė botojė. Provon tregimin, novelėn, dramėn dhe poezinė. Nė moshėn katėrmbėdhjetė vjeēare fiton konkursin e muzikės nė Tiranė, por s'mund tė vazhdojė liceun artistik tė kryeqytetit. Kthehet nė qytetin e tij e frekuenton gjimnazin klasik duke vazhduar tė jetė i shkėlqyer nė mėsime. Vijon tė lexojė, shkruajė e, herė pas here, tė botojė.
Nė tė njėjtėn kohė aktivizohet si aktor, kėngėtar, libretist e "show-friend" e fillon tė frekuentojė ambientet antiregjim. Gjatė periudhės sė Gjimnazit organizohen dy seminare kombėtare pėr talentet e rinj me Noé-nė dominues si autor e prezentator. Mbaron shkollėn e mesme me nota tė shkėlqyera, por rrezikon tė pėjashtohet nga provimet e pjekurisė pėr njė palė pantallona "antikomuniste" dhe sepse kėndonte nė lulishte, me njė grup miqsh, kėngė tė famshme kantautorėsh tė huaj. Rezultattet shumė tė mira nuk i mjaftuan pėr tė fituar tė drejtėn e vazhdimit tė Universitetit. Pėr tre vjet rrjesht vijon dėshpėrimisht tė kėrkojė tė drejtėn pėr tė studiuar. Nė moshėn 18 vjeēare pėrgatit librin e tij tė parė “Sfinksi”, pas botimeve nė gazeta e revista. Shkrimtari i madh Ismail Kadare (prej vitit 1989 azilant politik nė Francė), i shkruan atėherė shefit tė Shtėpisė botuese "Naim Frashėri": "I dashur I..., autori i kėtyre vargjeve ėshtė njė djalė me talent origjinal. Ju kėrkoj, nėse ėshtė e mundur, tė bėj reēensionin e kėtij libri".
Kėrkesa e Kadaresė u hodh poshtė. Gjithēka ishte e bukur pėr Kadarenė, pėr botuesin e regjimit ishte e shėmtuar. Librit tė Noé-sė iu mohua botimi dhe autorit iu bė presion tė kthehej nė klishenė tradicionale tė realizmit socialist.
Nė vitin 1978, nė sajė tė ndėrhyrjes energjike (tek Enver Hoxha) tė Lidhjes sė Shkrimtarėve e personalisht tė Kryetarit tė saj, poetit tė madh Dritėro Agolli, Noé-sė i njihet e drejta "jashtė kritereve" pėr tė studiuar pėr gjuhė e letėrsi. Por, sapo regjistrohet nė Universitet, e postojnė nė ishullin e Sazanit pėr tė kryer shėrbimin ushtarak si marinar pėr tre vjet, ku u detyrua tė bėjė 12 orė shėrbim nė 24 orė e, mė pas, punė tė sforcuar pėr tė hapur tunele!
Nė kėtė periudhė, fshehurazi, ngaqė ushtarėve u ishte ndaluar me ligj tė frekuentonin shkollėn, duke rrezikuar arrestimin, Noé frekuenton nė mėnyrė klandestine leksionet duke mbaruar nė pak muaj tė gjitha provimet: (vitin e parė - nė pesė ditė; pėr tė ishte normale tė jepte dy provime brenda ditės, i ndodhte madje shpesh tė shlyente edhe tre provime nė njė ditė, duke marrė notėn maksimale).
Nė vitin 1980 i vdes i ati, por oficerėt nuk ia komunikuan. I lajmėruar nėn zė nga njė marinar postier, shkėputet nė mesnatė nga Sazani me njė anije transporti e arrin nė shtėpi pak orė para varrimit. Kthimi nė ishull ishte skėterror: mbikqyrje e posaēme, punė tunelesh dhe prerje tė lejes pėr tė parė familjen. Ishin e ėma dhe halla e tij, gra tė moshuara, qė, edhe pse tė sėmura, udhėtonin e i dėrgonin literaturėn e mohuar .
I kthyer nė liri nė vitin 1982, Noé fillon punė si mėsues nė qytetin e Lushnjes por, meqenėse ėshtė element i padėshiruar, e transferojnė nė njė nga fshatrat mė tė varfėra tė Shqipėrisė, nė njė shkollė tė mesme ku studionin edhe bij tė tė burgosurve politikė. Nuk mund tė ėndėrrojė tė bėhet kėngėtar (zėri i regjistrohet nga sekretarėt e partisė dhe i "ndalohet" si tepėr perėndimor); s'mund tė bėhet as aktor. Nė fshatin ku jep mėsim Noé arrin tė krijojė njė grup talentėsh tė rinj (nxėnės tė tij) qė arrijnė tė botojnė deri nė organet qėndrore duke e transformuar atė komunė tė varfėr nė qendėr provizore tė lėvizjes letrare shkollore. Fillon, dhe pse duke rrezikuar, tė bėjė aktivė edhe bijtė e tė tė internuarve (akt rreptėsisht i ndaluar prej regjimit). Nė tė njėjtėn kohė pėrpiqet tė botojė kritika, pėrkthime nga rusishtja e italishtja, poezi etj; pėrgatit njė pėrmbledhje me tregime, por mė kot. Nuk i kthejnė asnjė pėrgjigje.
Nė vitin 1985 vdes Enver Hoxha. Trashėgimtari i tij, Alia, duke kuptuar qė "e keqja" do t’i vinte prej intelektualėve, krijon njė klimė, nė dukje mė tė butė, nė trajtimin e shkrimtarėve dhe artistėve. Noé-nė e transferojnė nė Lushnje, nė gjimnazet kryesore tė qytetit.
Nė vitin 1987 arrin mė nė fund tė botojė librin "Mėzat e Kaltėr", i ēensuruar prej regjimit menjėherė pas botimit dhe i ribotuar pjesėrisht nė vitin 1988, me shumė faqe tė grisura tė poezive qė nuk duhet tė qarkullonin.
Vitet 1989-1990 pėrfaqėsojnė kthesėn politike tė Lindjes e shėnojnė fillimin e epokės mė pjellore tė Noé-sė. Nė 1990 themelon Partinė e Vullnetit tė Lirė (PVL) me intelektualė tė tjerė tė pakėnaqur. Duke shikuar afėrsinė me programin e PD-sė, (nė fillimet e saj Parti e Studentėve dhe Intelektualėve tė Rinj), Noé kėrkon tė ndėrhyje e tė pėrfshihet nė kėtė parti bashkė me pėrkrahėsit e tij. (Arsyeja kryesore ishte pamundėsia ekonomike e PVL-sė). Duke konstatuar qė nė fillim shkarjen prej idealeve mbi tė cilat ishte themeluar Partia Demokratike, Noé dhe njė pjesė e anėtarėve tė kėsaj organizate braktisin PD-nė e shkojnė tė forcojnė radhėt e tė tė porsalindurės Parti Republikane. Noé zgjidhet anėtar i Komitetit drejtues tė PR-sė nė tė cilin bėhet shpejt personazh i spikatur, duke influencuar nė zgjidhjen e problemeve kryesore e deri nė zgjedhjen pėr dy herė tė kryetarit tė Partisė dhe mėnjanimin e rrymės sė brendshme pro-komuniste. Njėkohėsisht Noé drejton Partinė nė rrethin e Lushnjes (serbator kryesor i Partisė Republikane) dhe merret me organizimin e republikanėve nė rrethe tė tjera tė vendit.
Nė ato vite, veē politikės, Noé merret me gazetari. Themelon gazetėn "Ora e Fjalės" dhe influencon imazhin e gazetės tjetėr tė opozitės, "Republika". Shkruan shumė e shumė artikuj duke pėrdorur emra tė ndryshėm. Njėkohėsisht fusha e betejės pėr tė nuk ėshtė vetėm lufta kundėr komunizmit diktatorial, por sidomos monizmi i ri politik i pėrfaqėsuar prej Partisė "Kriptokomuniste" nė fuqi. Veē kėsaj ėshtė mjaft aktiv nė denoncimin e infiltrimit tė kriminalitetit tė organizuar nė nomenklaturat e Lindjes. Nė mitingjet e artikujt Noé do t'i thoshte gjėrat lakuriq, duke rrezikuar jetėn nė atentate e duke u bėrė pre e gjyqit tė Tiranės, nė prill 1992.
I tradhėtuar nė ideale dhe i ndodhur i pambrojtur, pėr tė shpėtuar veten dhe familjen (tė shoqen prokurore dhe djalin), si mbetet gjė tjetėr veē kėrkimit tė azilit nė Itali. (Familja e Noé-sė ėshtė e vetmja tė cilės i ėshtė njohur azili politik nė Itali nė vitin 1992, pas tė ashtuquajturės "fitore tė demokracisė nė Lindje").
Me intervistat, artikujt dhe librat e botuar, me fjalimet nė sheshe e teatro italiane, Noé ėshtė i pari qė dha alarmin pėr gjithēka qė po ndodhte dhe, veēanėrisht, pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, tė Ballkanit e tė Lindjes evropiane.
Nė Itali, ka botuar librat "Mbretėria e gjėrave tė ndaluara" (Dismisuratesti, 1995), "Tė duartrokasėsh Kaligolėn" (Firenze Libri,1997, libri pėr tė cilin bė kjo parathėnie), "Me kryq mbi shpinė pėr nė Galilea" (Libroitaliano,1999), pėrkthimet rikrijime nė italisht tė Lahollit, Gjermani (“Suicidio delle foglie"-Dismisuratesti,1995) dhe tė Abazit, Suedi-Kosovė ("Folle destino", Dismisuratesti, 1996). Ka pėrkthyer nga italishtja nė shqip autorė tė ndryshėm si dhe shumė poetė shqiptare nė italisht. Njė pjesė e mirė e krijimtarisė sė tij ėshtė shkruar si nė italisht ashtu edhe nė shqip dhe librat janė ilustruar nga vetė autori (kopertina, murales e fotopoezi). Krijimtaria e tij ka gjetur pėrkthime nė gjermanisht, suedisht e anglisht, rumanisht, spanjisht, frėgjisht, rususht etj. dhe ėshtė botuar apo shitur nė mė se 70 vende, si nė Itali, Suedi, Gjermani, Zvicėr, Austri, SHBA, Indi, Japoni, Kanada, Australi, Angli, Zelandė e Re, Irlandė, Francė, Norvegji, Spanjė, Portugali, Hollandė, Kinė, Rusi, e nė disė vende arabe. Vargjet e tij janė pėrfshirė edhe nė antologji botėrore nė gjermanisht e anglisht.
Rreth krijimtarisė sė Noé-sė kanė shkruar gazeta tė rėndėsishme italiane e tė huaja si "Il Messaggero", "Il tempo", ”Dismisura”, "Ciociaria oggi", "Gazzeta di Parma", "CIR- Notizie", "Alto Adige", ”La Nazione”, ”Il Tirreno” , ”Journal of Contemporary Anglo-Scandanavian Poetry”, ”Das Boot”, ”Log”, ”Rustic Rub”,”Parnassus of world Poets”, nė shumicėn e revistave dygjuhėshe tė diasporės shqiptare ne botė etj.; ajo ėshtė prezantuar nga personazhe tė rėndėsishėm tė letėrsisė e tė politikės italiane, nga drejtuesit kombėtarė tė Amnesty International nė Romė, tek Gianfranco Fini etj.
Pėr t'u pėrmendur intervistat e rėndėsishme dhėnė herė pas here nė kanalet televizive tė RAI, Mediaset, TVN, RTTR, GBR etj. si dhe jehona e bėrė nga kėto kanale dhe radioja kombėtare italiane pėr krijimtarinė dhe personalitetin e Noé-sė.
 

Attilio Bertolucci*

* Nga parathėnia e librit “Tė duartrokasėsh Kaligolėn”, Firenze, 1997