***
Shkėmbi
tashmė
u gėrrye,
por
edhe
dallga
ėshtė
e vdekur.
***
I prenė duart.
Pastaj
i dhanė njė baketė
pėr tė dirigjuar
Verdin.
***
Lėkundem,
por nuk rrėzohem,
nė gjuetinė e iluzionit tė ardhshėm.
***
Nėse lulezojnė
vetėm lule tė hidhura,
si mund tė jetė
i ėmbėl mjalti?
***
Kafaze qė frymėn ta mbysin,
udhė vetėm per erėn.
Kavie me sy tė bindur
pulitur nė tė errėt.
Endrra e plagosur e qiellit
jep shpirt pas kangjellave.
***
Ulur
mbi bar
shkėmbej njė cigare
me mermerin
e njė varri.
***
Ti po vjen,
tė pa qiparisi,
ti erdhe, mė thanė sytė, gishtat,
ti erdhe.
Si gjethe hardhie,
dora jote,
mė shket lirshėm nė supet e ndjeshme,
dhe je shumė herė mė e bukur,
kur je e prekshme.
***
Fantasma
shket
lirshėm
trotuareve.
Syri im - pus i braktisur.
MĖZI PAS KARROCĖS *
Ē'e paskan lidhur
pas karrocės
njė mėz qė turfullon.
Vėshtrimin bredh,por kėmba s'ecėn,
ndaj jelen flakėron.
S'i duron dot nė gojė
frerėt,
shkarėzehet si rebel
e nuk e ndjen syrin e pelės
plot lėng qė e pėrkedhel.
E karrocieri flokėrėnė
bėn sikur s'sheh asgjė.
Mė fort nė gishta shtėrngon frerėt
e mėrmėrin pa zė:
Kėtej,kėtej, kalė i
parritur,
nga freri tė drejton.
Nė s'tė pėlqen rruga e nisur
ky fre tė detyron.
Me zor ustai shtrėngon
frerėt,
nė baltėn pa mbarim.
Si dy vullkanė tė vegjėl flegrat
shfryjnė afsh e pikėllim.
* shkruar kur po dilja prej
femijėrisė,1971 |
***
Tė zgjohesh
nė fund
tė greminės,sa
tė rėnda
eshtrat!
***
Shpatulla
tė kėrrusura
nga pesha e pėrēarjes
sė tė vdekurve.
***
Panteoni nė black-out, shurdhėrisht
kremtohet lavdia e skarafaxhove.
***
Qiellit zvarrisen retė shterpa
me njė hirnosje tė shtirur premtojnė shi.
Nje ditė...
Njė muaj...
Njė vit zvarritje...
Toka mė kot zgjat buzėt tė pijė.
***
Jeta e ylberit
mė tėrheq
thellė,
atje, ne detin e tė pėrkohshmes,
ku e kam tė vėshtirė tė lundroj.
***
Prej orėsh, netėsh,
muajsh
mbetem zgjuar,
pėr tė njohur gjumin tėnd.
***
Tė harrosh lotin e
tharė
tė burimit tė kthjellėt,
sythin e thyer nė marsin e hershėm,
tė harrosh,
tė harrosh qerpikun e lodhur
nė pritjen e zbrazėt,
krehjen e gishtave tė vdekur nė flokė,
dhe tė mbash nė fytyrė,
dhe tė fiksosh mbi buzė
njė buzėqeshje tė rreme.
***
Erė e
panjohur.
Simfoni tė re
dirigjon pylli.
Dhe ėshtė njė koncert i fortė
pėr drurėt e vjetėr.
|